Kosova nuk luan miqësore në tetor
23/09/2014
“Ju e dini që ne kishim të aranzhuara dy ndeshje në Amerikë, me Panamanë dhe Kanadanë. Mirëpo, për arsye tashmë të njohura udhëtimi është anuluar. Po ashtu, ishim dhe jemi të angazhuar që të gjejmë kundërshtar tjetër për muajin tetor, por me gjasë nuk do të ketë ndeshje”, deklaroi Vokrri të hënën për ‘Sport Plus’.
“Aktualisht i kemi disa oferta, por që nuk janë Kombëtare atraktive. Janë disa kundërshtarë që neve thjeshtë nuk na duken atraktive”, shtoi Vokrri. /Telegrafi/


