Please enter at least 3 characters.

Kosova në hendboll po kryen përgatitet e fundit për ndeshjen me Ukrainën

12:"Nikolle QUNI

Në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Ukrainës, Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka nisur grumbullimin e saj të dielën dhe po punon nën drejtimin e përzgjedhësit Bujar Qerimi.  

Skuadra ka qenë e kompletuar plotësisht të hënën dhe ka vazhduar ditët në vijim me stërvitje që të kenë formën më të mirë të mundshme për ndeshjen e së enjtes ndaj Ukrainës.

Ndeshja kundër Ukrainës, që zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, është pjesë e fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.

Përzgjedhësi Bujar Qerimi ka kërkuar përkrahje të mëdha për ndeshjen me Ukrainën.

"Pres që me përkrahjen e shikuesve të luajmë tetë kundër shtatë. Me përkrahje, lojtarët ofrojnë dukshëm më shumë. Gjasat për kualifikim në Evropian janë reale. Këta djem do të bëjnë çdo gjë që është e mundur", deklaroi Qerimi.

Qerimi theksoi edhe rëndësinë e pikës së fituar kundër Holandës, favorites së grupit: "Pika që kemi fituar ndaj Holandës është me rëndësi të madhe. Kjo gjeneratë e lojtarëve ka bërë shumë për hendbollin. Është ëndërr e të gjithëve të arrijmë kualifikimin në Evropian".

Me përpjekjet e lojtarëve dhe përkrahjen e tifozëve, Kombëtarja e Kosovës synon të shkruajë një faqe të re të suksesit në hendboll. /Telegrafi/