Please enter at least 3 characters.

Kosova lojë të mirë, por humb nga Italia

2016/01/kosova-loj-euml-t-euml-mir-euml-por-humb-nga-italia_hd.jpg

Hendbollistët e përfaqësueses sonë humben përballjen me italianët, por kënaqën me lojë, sidomos në pjesën e dytë, por Italia për disa nuanca ishte më e mirë se Kosova.

Ballafaqimi është përshkuar më lojë mjaft të mirë, edhe pse italianët gjithnjë ishin në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll më pesë gola epërsi për Italinë (12-17). Ndërkohë, në pjesën e dytë është zhvilluar rivalitet i fortë në parket mes këtyre dy përfaqësuesve, njofton Kosovapress.

Hendbollistët tanë dhanë maksimumin gjatë pjesës së dytë, por përvoja ishte në anën e skuadrës italiane, e cila në fund e fitoi ndeshjen me rezultat 22-29.

Ndeshja e kthimit mes Kosovës dhe Italisë luhet të dielën që vjen në Itali.

Kosova pëson humbjen e tretë në këto eliminatore, pasi më parë është mposhtur dy herë nga Rumania. /Telegrafi/