Please enter at least 3 characters.

Kosova dhe Polonia zyrtarizojnë vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve

2022/11/312648255_5911059975591669_56568970661615918_n-e1667986057810.jpg

Kosova dhe Polonia edhe zyrtarisht kanë vendosur marrdhëniet konsullore në mes dy vendeve.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj, përmes një postimi në Facebook.

“Shumë e nderuar të dorëzoja në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, konfirmimin zyrtar për vendosjen e Marrëdhënieve Konsullore në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë. Ky është një hap i rëndësishëm, në rrugëtimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe”, ka shkruar Iberhysaj.

Kujtojmë se Polonia ka qenë në mesin e 20 shteteve të para që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Shteti i Polonisë e ka njohur Kosovën si shtet më 26 shkurt 2008. /Telegrafi/