Please enter at least 3 characters.

Konventa “Suksesi është qëllimi yt” rikthehet më 18 tetor në AMC Hall

Një prej ngjarjeve më të rëndësishme të zhvillimit profesional në vend, Konventa “Suksesi është qëllimi yt”, do të mbahet më 18 tetor në AMC Hall, Prishtinë, duke shënuar edicionin e saj të tetë me radhë.

Ngjarja mbledh këtë vit folës vendorë e ndërkombëtar, për të sjellë tema që lidhen me automatizimin, marketingun digjital, fuqinë e mendimit dhe balancën mes biznesit e shëndetit.

Në një intervistë për Telegrafin, Denis Gafurri, trajner dhe organizator i Konventës, theksoi se qëllimi i kësaj ngjarjeje ka qenë që nga fillimi të frymëzoj, motivoj dhe pajisë njerëzit me praktika që sjellin rezultate të prekshme.

Konventa ka për qëllim me i frymëzu njerëzit për me pas sukses, çfarëdo pune që bëjnë, është hapësira ku secili mund të zhvillohet profesionalisht dhe personalisht,” u shpreh Gafurri.

Kjo Konventë, që dikur nisi si trajnim për menaxherët e shitjeve dhe marketingut, është shndërruar sot në një platformë gjithëpërfshirëse për profesionistë nga çdo fushë.

Sipas Gafurrit, temat bosht të këtij viti janë përzgjedhur në bazë të nevojave aktuale të tregut dhe kërkesave të pjesëmarrësve ndër vite.

Këtë vit fokusohemi në automatizimin e proceseve të punës, me qëllim që puna të ecë më shpejt e me më pak angazhim, por me më shumë ndikim,” tha Gafurri.

Ai gjithashtu theksoi se shumë kompani në rajon tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e zhvillimit të stafit, por ka ende nevojë për ndryshim të kulturës së të mësuarit.

Nuk mund të kërkosh rezultate nga ekipi, nëse nuk e ke trajnuar si duhet.

Zhvillimi personal dhe profesional është investimi me kthimin më të shpejtë. Askush s’mund ta marrë vlerën që krijon për veten, kompaninë dhe klientin.”

Konventa do të mbahet më 18 tetor 2025, nga ora 10:00 deri në 16:00, ndërsa pjesëmarrësit këshillohen të arrijnë më herët për regjistrim dhe materiale trajnimi.

Organizatori paralajmëron se përveç përmbajtjes profesionale, pjesëmarrësit do të përjetojnë energji, muzikë dhe atmosferë pozitive që e dallon Konventën nga çdo ngjarje tjetër biznesi.

Përfitoni 20% zbritje me kodin Telegrafi në rrjetet sociale të Konventës.

true