Please enter at least 3 characters.

Kontratë tre vjeçare, Gini Wijanldum zyrtarizohet nga klubi arab

2023/09/Screenshot-2023-09-03-095846.png

Georginio Wijanldum është larguar nga futbolli evropian dhe karrierën do ta vazhdoj në Arabinë Saudite.

Mesfushori holandez është zyrtarizuar nga skuadra arabe Al-Ettifaq ku në krye të saj është trajneri anglez Steven Gerrard.

Nga transferimi i Wijnaldum në Al-Ettifaq, PSG ka fituar shumën e nëntë milionë eurove.

Ndërkohë lojtari i cili ishte i huauzar në vitin e fundit te Roma ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me skuadrën arabe.

Paga e holandezit nuk është zbuluar, por besohet se ai do të marrë në Arabinë Saudite një pagë sezonale prej mbi 10 milionë eurove neto në sezon.

32-vjeçari u kërkua nga skuadrat e vendit të tij si Ajax, Feyenoord dhe PSV Eindhoven, por oferta e arabëve ishte shumë më e lartë.

Te Al-Ettifaq, Wijnaldum do të ribashkohet me ish-kapitenin e tij te Liverpooli, Jordan Henderson. /Telegrafi/