Please enter at least 3 characters.

Kontrabandoi 17 lopë nga Serbia në Kosovë, kapet nga policia në bjeshkën e Istogut

2021/07/lope-Ayshire-ballin.jpg

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në bjeshkën e Kabojës në Istog.

I njëjti është arrestuar pasi kishte kontrabanduar nga Serbia 17 krerë gjedhe.

“Njësitet policore kanë vërejtur të dyshuarin mashkull kosovar i cili nga Republika e Serbisë i kishte futu (kontrabanduar) në territorin e Republikës së Kosovës 17 krerë gjedhe”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/