Please enter at least 3 characters.

Konsumatorët britanikë bëjnë përgatitje për BREXIT-in

2019/03/brexit_store1.jpg
316:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 22: A photocall attempting to highlight NHS stockpiling in the event of a 'no-deal Brexit, by youth campaign group 'Our Future, Our Choice', (OFOC), takes place outside the Department of Health and Social Care (DHSC) on August 22, 2018 in London, England. (Photo by Dan Kitwood/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndërsa mosmarrëveshjet midis Britanisë së Madhe e Bashkimit Evropian për BREXIT-in e afërt vijojnë, janë formuar gjithnjë e më shumë të ashtuquajtura "grupe përgatitore".

Grupe të tilla krijohen nga radhët e britanikëve që votuan për qëndrimin në Bashkim Evropian gjatë referendumit të vitit 2016.

Melvin Burton është anëtari i një grupi të tillë në rrjetin social Facebook, i cili po bën përgatitje për ta pritur BREXIT-in.

"Kam shumë kënaçe me fasule të kuqe. Kemi edhe fasule të pjekura dhe mish”, thotë Buton, përcjell Telegrafi.

Ai shprehet se filloi të blejë me shumicë mallra para një viti e gjysmë, kur e ndiente se kishte një problem dhe tregon se shumë britanikë të tjerë mendojnë se ka një problem dhe me afrimin e datës së BREXIT-it, të cilët i kanë shtuar me shpejtësi përgatitjet për ta pritur një gjë të tillë.

"Para një jave ne arritëm më shumë se 10 mijë veta, duke u shtuar me qindra njerëz në ditë. Duket se ky numër shtohet shpejt me afrimin e datës së BREXIT-it”, thotë ai.

Anëtarët e "grupeve përgatitore" kanë krijuar disa forume në internet për të shkëmbyer mendime se çfarë të blejnë dhe si t'i ruajnë ato që blejnë.

Qeveria britanike paralajmëroi se një sjellje e tillë e konsumatorëve vetëm sa do të acarojë tensionet dhe mund të shkaktojë mungesa të mallrave.

Britania e Madhe planifikon të largohet nga BE-ja më 29 mars, por kushtet e largimit janë ende të paqarta. /Telegrafi/