Please enter at least 3 characters.

Konfiskohen armë në Podujevë

2016/05/unnamed-24.jpg

Policia ka arrestuar dje në Podujevë një të dyshuar pasi që në shtëpinë e tij janë gjetur një sasi armësh.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llapi”, në Podujevë ku gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, dy pistoleta, një granatë dore dhe 115 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.