Please enter at least 3 characters.

Konfirmohen spekulimet për lidhjen e tyre, Kanye West dhe Irina Shayk fotografohen bashkë

2021/06/Irinafk.jpg

Janë përforcuar thashethemet se Kanye West dhe Irina Shayk janë në një lidhje dashurie.

Pas spekulimeve fillestare, reperi amerikan dhe modelja e famshme janë fotografuar së bashku gjatë pushimeve në Francë.

Vetëm katër prej se Kim Kardashian dorëzoi kërkesën për shkurorëzim nga West, duket se ai tashmë e ka harruar yllin e famshëm televiziv.

(Foto: BackGrid/DailyMail)

Në fotografitë që i ka publikuar Daily Mail, Kanye dhe Irina janë parë duke shëtitur në një fshat të bukur francez.

(Foto: BackGrid/DailyMail)

Ata janë vendosur në rezidencën e atjeshme luksoze Villa La Coste, që është një vend i admiruar nga artistët dhe personalitetet e njohura.

Thashethemet për lidhjen mes tyre filluan kah fundi i muajit maj, kur thuhej se ata po takohen fshehurazi. Ndërsa fotografitë e reja tregojnë se ata tashmë po dalin edhe publikisht. /Telegrafi/