Please enter at least 3 characters.

Komuna e Podujevës publikon listën preliminare të bursave, 307 studentë përfitues për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është publikuar lista preliminare e studentëve përfitues të bursës komunale për vitin akademik 2025/2026.

Sipas njoftimit të komunës, gjithsej 307 studentë kanë përmbushur kriteret e përcaktuara dhe janë shpallur përfitues në kuadër të këtij programi mbështetës për studentët.

“Janë gjithsej 307 bursistë, të cilët kanë përmbushur kriteret e përcaktuara në kuadër të këtij programi mbështetës për studentët”, thuhet në njoftim.

Komuna ka uruar studentët përfitues, ndërsa ka bërë të ditur se lista e plotë preliminare mund të gjendet në vegzën zyrtare të publikuar: https://podujeve.rks-gov.net/.../LISTA-ME-REZULTATET.../Telegrafi/