Please enter at least 3 characters.

Komuna e Obiliqit hap konkursin për bursa studentore për vitin akademik 2025–2026

Komuna e Obiliqit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e komunës që ndjekin studimet në universitetet publike të vendit, për nivelet bachelor, master dhe doktoratë, për vitin akademik 2025–2026, raporton Telegrafi.

Sipas njoftimit zyrtar, fletëkërkesat për aplikim mund të merren në zyrën pritëse të objektit të komunës ose të shkarkohen nga faqja zyrtare e Komunës së Obiliqit në adresën:
🔗 https://obiliq.rks-gov.net/.../Fletekerkese-per-bursa...

Komuna ka inkurajuar të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të aplikojnë, duke theksuar se ky program bursash synon të mbështesë arsimimin e lartë, përkushtimin akademik dhe zhvillimin profesional të të rinjve të komunës.

Ky është një nga mekanizmat përmes të cilëve Komuna e Obiliqit synon të investojë në kapitalin njerëzor dhe të përkrahë të rinjtë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. /Telegrafi/