Please enter at least 3 characters.

Komuna e Gostivarit zgjat orarin e punës për objektet e hotelerisë

2017/04/Komuna-e-Gostivarit.jpg

Me propozim të kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani sot në seancën e Këshillit komunal u votua zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike gjatë sezonit të verës.

Vendimi u mbështet nga të gjithë këshilltarët e të gjitha partive politike.

Sipas vendimit, për dy orë bëhet zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike dhe vlen gjatë sezonit të verës, përkatësisht nga 10 korriku deri më 25 gusht, njoftojnë nga Këshilli i Komunës së Gostivarit.