Komuna e Gjilanit përfiton dhe ofron Wifi publik falas
24/09/2025
Komuna e Gjilanit është përzgjedhur në mesin e komunave në Ballkanin Perëndimor si përfituese e iniciativës WiFi4WB, e cila financohet bashkërisht nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përmes projektit EU4Digital.
Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ky projekt siguron rrjet publik hotspot WiFi falas në territorin e komunës tonë dhe tashmë është përzgjedhur operatori i internetit për zbatimin e kësaj iniciative, Vala Telekomi i Kosovës. /Telegrafi/


