Please enter at least 3 characters.

Kompania 'S-Imeri' merr pjesë në panairin e inxhinierisë mekanike në Gjermani, prezanton risitë dhe projektet

2019/11/ermal-imeri-e1573046962858.jpeg

Kompania e specializuar S-Imeri, po merr pjesë në panairin më të madh për inxhinieri mekanike të Bad Salzuflen në Gjermani.

Në këtë panair, po ashtu po marrin pjesë kompani të mëdha gjermane.

Me ndihmën e GIZ-it, S-Imeri gjatë këtij panairi së bashku me disa kompani kosovare po prezanton klasterin e metaleve dhe energjisë së ripërtërishme.

S-Imeri GMBH është në pronësi të plotë të kompanisë kosovare S-Imeri SHPK.

S-Imeri është themeluar në fillim të viteve 2000, ku me besimin e klientëve, tashmë kompania ofron një lloj-llojshmëri të shërbimeve si enterier dhe eksterier, termoizolim, hidroizolim, punime me pllaka gjipsi, fasadim, renovime të brendshme e të jashtme dhe fasada për periudha të ndryshme arkitekturore. /Telegrafi/