Please enter at least 3 characters.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e hedh poshtë edhe ankesën e fundit të LSDM-së

2016/12/KSHZ-e-re.jpg

Komisioni Shtetëror Zgjedhor pas një diskutimi maratonë, me 4 vota për dhe 4 kundër, ka hedhur poshtë ankesën e LSDM-së për vendvotimin 2011 në Tearcë që lidhej me votimin në formë ''Treni Bullgar'', shkruan Telegrafi Maqedoni.

Me këtë, nga LSDM nuk u pranuan gjashtë ankesa. Dy janë tërhequr nga kjo parti.

Nga ky proces i ankimimit, Lëvizjes Besa i'u pranua një ankesë nga 8 të tilla./Telegrafi/