Kolona në vendkalimin kufitar Bogorodicë, pritet deri në një orë për dalje nga vendi
01/05/2024
Për të hyrë në Greqi nga Maqedonia përmes pikës kufitare Bogorodicë duhet të prisni një orë.
Qytetarët shfrytëzuan 1 majin si ditë jo pune dhe festat e Pashkëve për të shkuar drejt Greqisë.
LAMM thotë se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë qendrave të qytetit është mesatar.
Në vendkalimet tjera kufitare, në anën maqedonase, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.


