Please enter at least 3 characters.

Kolo Muani mban Francën mbi supe, fitojnë si mysafir ndaj Belgjikës 

2024/10/Screenshot-2024-10-14-224819.png

Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës si mysafir me rezultat 2-1 në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve. Belgjika e nisi më mirë ndeshjen, duke arritur të fitojë penallti, por Youri Tielemans gaboi nga pika e bardhë.Pas dhjetë mintuash, Franca fitoi penallti, ku kësaj radhe, Randal Kolo Muani ishte i saktë për 1-0.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Belgjika arriti të barazojë rezultatin me Lois Openda për 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, ishte sërish Franca që kaloi e para në epërsi, ku sërish Kolo Muani gjeti rrjetën për 2-1.

Franca mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, kur Aurelien Tchouameni mori kartonin e dytë të verdhë.

Por kjo gjë nuk i ndihmoi Belgjikës, që nuk arriti të barazojë shifrat.

Franca ka 9 pikë dhe do të luftojë për kreun e grupit me Italinë që ka një pikë më shumë. /Telegrafi/ 

Standings provided by Sofascore