Please enter at least 3 characters.

Koeman: Harrojeni Messin, Topin e Artë e meriton Van Dijk

2019/06/Van-Dijk-Messi-1-e1559593967643.jpg
286:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Virgil van Dijk of Liverpool and Lionel Messi of Barcelona watch the ball during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Ronald Koeman ka thënë se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk e meriton të mundë Lionel Messin në lavdinë për Topin e Artë.

Van Dijk ishte lider i Liverpoolit në fitimin e Ligës së Kampionëve , duke dhënë kontribut kyç në fitoren 2-0 në finalen e Madridit ndaj Tottenhamit.

Kështu, Koeman beson se ish-lojtari i Celticut dhe Southampton duhet të njihet për rolin e tij frymëzues kur çmimet më të larta individuale të futbollit të ndahen.

Luka Modric e ndërpreu hegjemoninë e krijuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dhe Koeman beson se Van Dijk do të ishte një pasardhës i denjë si mbajtësit të Topit të Artë.

"Ai meriton të fitojë Topin e Artë", ka thënë fillimisht Koeman të hënën.

"Ky zakonisht u jepet lojtarëve që bëjnë ose krijojnë gola vendimtare, por nëse ndonjëherë i jepet mbrojtësve, koha është tani".

"Sipas mendimit tim Messi është lojtari më i mirë, por unë gjithashtu mendoj që ju duhet të fitoni trofe të mëdhenj me ekipin tuaj për të qenë konkurrent", përfundoi holandezi. /Telegrafi/