Please enter at least 3 characters.

Klubet e Ligës Premier votojnë unanimisht për nisjen e stërvitjeve në grupe

2020/05/GettyImages-1211595968.jpg
329:"LIVERPOOL, ENGLAND - MARCH 10: Mohamed Salah of Liverpool trains with his team during a Liverpool FC Training session at Anfield on March 10, 2020 in Liverpool, United Kingdom. Liverpool FC will face Atletico Madrid in their UEFA Champions League round of 16 second leg match on March 11, 2020. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)
12:"Getty Images

Të 20 klubet e Ligës Premier kanë 'votuar unanimisht' për të rifilluar stërvitjet me ekipet nga kjo javë.

Kthimi në punën në grupe shënon hapin e dytë të 'Project Restart' për klubet angleze, megjithëse ende duhet të mbahet distancë sociale mes lojtarëve dhe trajnerëve.

"Aksionarët e Ligës Premier sot votuan njëzëri për t'u rikthyer në stërvitje në grupe të vogla nga nesër pasdite, që është hapi i parë drejt rifillimit të Ligës Premier, kur do të ishte e sigurt për ta bërë këtë".

“Hapi i Parë i “Protokollit të Kthimit në Trajnim” u mundëson skuadrave të stërviten duke mbajtur distancën sociale. Trajnimi në kontakt nuk është i lejuar akoma”.

"Kjo fazë e parë është bërë në pajtushmëri dhe konsultim me lojtarët, menaxherët, mjekët e klubeve të Ligës Premier, ekspertë e pavarur dhe qeverinë”, thuhet në njoftim.

Tutje shkruhet se do të ketë kontrolle të rrepta që të sigurohet siguria e lartë në mjedis.

Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve është përparësia e Ligës dhe kthimi do të bëhet sigurt dhe hap pas hapi.

Liverpool në stërvitje (Foto: Jan Kruger/Getty Images)

Liga Premier do të vazhdojë që të marr hapat e ardhshëm në konsultim të plotë me lojtarët, menaxherët, klubet dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lojën e futbollit.

Sipas BBC Sport, stërvitjet do të jenë të kufizuara deri në grupe prej pesë vetash.

Sa i përket procedurave të pastrimit, flamujt e qosheve, topat, portat, pajisjet e stërvitjes dhe fushat do të dezinfektohen pas çdo seance stëritore. /Telegrafi/