Please enter at least 3 characters.

Klopp nuk heq dorë nga Wijnaldum

2020/12/gini-wijnaldum-jurgen-klopp-liverpool-2020_1i8mvd1mcskoz16ptesp1myn9f.jpg

Jurgen Klopp nuk është i gatshëm që të lejojë largimin e Georginio Wijnaldumit në këtë verë.

Mesfushori holandez nuk po rinovon kontratën dhe në fund të këtij edicioni është i lirë që të largohet nga Anfield Road.

Sipas asaj që raporton 90min, lojtari nuk ka shprehur interesim për vazhdimin e marrëveshjes, mirëpo Klopp nuk mendon kështu.

Trajneri gjerman ka kërkuar nga bordi i Liverpoolit që të bindin atë që të qëndrojë në skuadër.

Wijnaldum po kërkohet nga Ronald Koeman te Barcelona dhe është i gatshëm që të transferohet në Camp Nou.

Klopp raportohet se i ka premtuar atij më shumë minuta, vetëm që të qëndrojë te Liverpooli. /Telegrafi/