Klopp fajëson erën për barazimin ndaj Evertonit, gjermani tallet nga tifozët në rrjetet sociale
Liverpooli humbi vendin e parë në Ligën Premier pas barazimit 0-0 ndaj Evertonit.
Pas ndeshjes trajneri i Reds, Jurgen Klopp, ka befasuar të gjithë duke thënë se era në Godison Park nuk e lejoi skuadrën e tij të luajë në mënyrën se si ata dëshironin.
"Ishte një ndeshje shumë, shumë e vështirë për disa arsye". ka thënë Klopp për Sky Sports.
"E di që njerëzve nuk iu pëlqen kjo që them, por era erdhi nga të gjithë anët dhe ju e shikuat këtë në shumë raste".
"Nuk e ndihmoi mënyrën e lojë, posaçërisht kur topi ishte në ajër, që ishte shumë herë".
"Ishte një ndeshje e vështirë për t'u kontrolluar për shkak të këtyre rrethanave, kishim tre apo katër raste të mëdha", ka shtuar Klopp.
Kjo nuk ishte hera e parë që trajneri gjerman fajëson motin për mos arritjen e rezultatit të kërkuar dhe nga kjo shumë tifozë kanë shpërthyer në rrjete sociale duke e tallur atë për këto deklarata. /Telegrafi/
"Mami, Kloppi thotë se ishte faji i erës"
Klopp tani edhe një ekspert moti
Duke tentuar ta kuptosh si era nuk ndikoi në lojën e Evertonit, por vetëm të Liverpoolit
Klopp në Godison Park


