Please enter at least 3 characters.

Kjo ishte makina më luksoze e Shqipërisë komuniste - makina që priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka ndarë së fundmi një detaj interesant nga historia e Shqipërisë gjatë periudhës komuniste.

Përmes një postimi, ai ka zbuluar makinën më luksoze që qarkullonte në vend gjatë asaj kohe — një "ZIS 110", model sovjetik i prodhuar për elitën komuniste.

Sipas Fevziut, kjo makinë nuk ishte thjesht simbol i luksit të rrallë në Shqipërinë e izoluar, por kishte edhe një rol të rëndësishëm diplomatik: ajo priti udhëheqësin sovjetik Nikita Hrushov gjatë vizitës së tij në vend në vitin 1959.

"Një makinë e veçantë, që për kohën përfaqësonte kulmin e luksit dhe fuqisë. Ishte përdorur për të pritur Hrushovin dhe delegacionin sovjetik," shkruan Fevziu, duke publikuar edhe fotografi të makinës.

Në një kohë kur qytetarët shqiptarë përballeshin me mungesa ekstreme, makina të tilla mbeteshin pasqyrë e privilegjeve që gëzonin udhëheqësit e regjimit./Telegrafi/