Please enter at least 3 characters.

Kishte ngacmuar një të mitur në stacionin e autobusëve në Pejë, arrestohet 22 vjeçari

2022/03/e1904f07d4b88ffdc0596ca7b0fc8ddf_20160505_104000-e1541668302122-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 10:20 në Stacionin Policor në Pejë, ka ardhur viktima ( e mitur) së bashku me prindin e saj e cila raporton se me datë 21.02.2022, në stacionin e autobusëve në Pejë, i dyshuari e ka ngacmuar dhe në njërin nga momentet e ngacmimit i dyshuari sipas viktimës e nxjerr një mjet të mprehtë ( thikë) duke ja drejtuar viktimës.

“Pas intervistimit të viktimës, dhe dëshmitares, njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka identifikuar lokacionin dhe ka arrestuar të dyshuarin: A.B.i lindur me 2000”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim Policor prej 48- orësh. /Telegrafi/