Please enter at least 3 characters.

Kimmich pyetet për interesimin e Barcelonës dhe Real Madridit

E ardhmja e Joshua Kimmich vazhdon të jetë e paqartë nëse do të mbetet te Bayerni apo do të largohet në verë.

Joshua Kimmich, kontrata e të cilit me Bayern Munich skadon në qershor 2025, ka konfirmuar se "klubet e tjera po luajnë një rol në rinovimin tim".

Sipas Marca , Bayern ka tërhequr çuditërisht ofertën e tyre për vazhdimin, por mesfushori deklaroi se ndryshe qëndrojnë gjërat.

"U bë publike, por nuk e mora kështu në bisedimet e mia me Bayernin", tha Kimmich.

Kur u pyet se cilat klube ishin të përfshira mes interesimit nga Real Madrid dhe Barcelona, ​​Kimmich qeshi dhe tha: "Nuk do të them asgjë rreth kësaj".

“Do të ketë kohë për të marrë një vendim, nuk e di nëse mes këtyre dy ndeshjeve apo para pushimit ndërkombëtar”, tha Kimmich.

Përveç dy gjigantëve spanjoll në garë për gjermanin janë edhe Arsenal, Chelsea dhe Man Utd. /Telegrafi/