Please enter at least 3 characters.

Kievi ka shumë nevojë për sisteme të mbrojtjes ajrore, thotë Zelensky

2024/01/lcimg-993f54f9-470f-4099-b474-fce899bd390a.jpeg

Rusia mund të ndalohet, thotë Volodymyr Zelensky - por Kievi ka shumë nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Duke folur pas bisedimeve me presidentin lituanez, Gitanas Nauseda, në Vilnius, presidenti ukrainas theksoi rëndësinë e forcimit të mbrojtjes së vendit të tij.

“Ne kemi vërtetuar se Rusia mund të ndalet, se parandalimi është i mundur”, tha ai, raporton skynews.

"Na mungojnë shumë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore", dhe nënvizoi se ato ishin "ajo që na duhen më shumë", shtoi udhëheqësi i Ukrainës.

Një zyrtar i forcave ajrore ukrainase paralajmëroi dje se përshkallëzimi i sulmeve me raketa dhe dron ruse në javët e fundit e kishte lënë Ukrainën në një "deficit" të cenueshëm të armëve anti-ajrore.

Zelensky pranoi sot se rezervat e sistemeve të mbrojtjes ajrore ishin të ulëta në vendet që mund t'i siguronin ato, "depot janë bosh dhe ka shumë sfida për mbrojtjen botërore".

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas gjatë shkurtit të vitit 2022. /Telegrafi/