Please enter at least 3 characters.

Khabib më në fund tregon pse e sulmoi Dillon Danisin pas triumfit ndaj McGregor, thotë se nuk e ka bërë për shkak të ofendimeve

2018/10/KhabibNurmagomedovlargimi.jpg
316:"LAS VEGAS, NV - OCTOBER 06: Khabib Nurmagomedov of Russia is escorted out of the arena after defeating Conor McGregor of Ireland in their UFC lightweight championship bout by way of submission during the UFC 229 event inside T-Mobile Arena on October 6, 2018 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Harry How/Getty Images)
12:"Getty Images

Khabib Nurmagomedov më në fund e ka thyer heshtjen lidhur me incidentet pas fitores ndaj Conor McGregorit në 'UFC 229'.

Ylli UFC-së u përfshi në konfrontime fizike, pasi e mbrojti titullin në kategorinë e peshave të lehta me fitoren e arritur kundër irlandezit në raundin e katërt.

Khabib Nurmagomedov fitoi ndaj Conor McGregorit (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

Disa çaste pasi e detyroi McGregorin të dorëzohej, Nurmagomedov doli nga kafazi dhe e sulmoi kolegun e Conorit, Dillon Danis.

Ky veprim shkaktoi përleshje të mëtutjeshme brenda dhe jashtë 'Tetëkëndëshit', ndërsa edhe McGregor u sulmua nga Zubaira Tukhugov dhe Asadullah Emiragaev - pjesëtarë të ekipit të Khabib.

Me muaj të tërë është menduar se arsyeja pse ylli nga Dagestani e sulmoi Danisin ishte për faktin se ky i fundit e kishte ofenduar në disa raste 30-vjeçarin para dhe gjatë duelit.

Mirëpo, Khabib i ka hedhur poshtë këto pohime gjatë një interviste për Submission Radio duke thënë se e ka sulmuar Dillonin, sepse nuk ka dashur t'i godiste trajnerët "e moshuar" të McGregorit.

"Jo, nuk e kam dëgjuar (çfarë ka folur për mua). E sulmova atë, sepse pjesa tjetër e ekipit të tij janë shumë të moshuar".

"Për faktin se këndi tjetër i Conorit, trajnerët janë shumë të moshuar. Prandaj iu hodha atij. Pasi ai është thuajse sa unë në moshë. Po ta sulmoja (John) Kavanagh, nuk mendoj se - Kavanagh mund të rrihet me mua. Prandaj e sulmova atë (Danisin)".

Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor (Foto: Harry How/Getty Images/Guliver)

"Kur kam qenë duke u ndeshur, nuk e kam dëgjuar - kishte shumë zhurmë. Mirëpo, nuk më ka pëlqyer i gjithë ekipi i tij. Kisha një zgjedhje çfarë të bëjë, por të gjithë trajnerët tjerë ishin shumë të moshuar për mua".

"Ata nuk mund të përballen me mua, apo? Ata janë thuajse në moshën e babait tim. Prandaj iu hodha atij", ka përsëritur disa herë Nurmagomedov.

Të dy aplikuesit e arteve të përziera marciale do të dënohen nga Komiteti Atletik i Shtetit të Nevadës (NSAC), ndërsa pezullimi i Khabib pritet të jetë më i gjatë, deri në një vit. /Telegrafi/