Please enter at least 3 characters.

KGjK shqyrton pezullimin e punës për shkak të temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë

2024/03/pallati-i-drejtesise-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Në vendimin që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, thuhet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike më 27 qershor, ka autorizuar kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës, duke shqyrtuar mundësinë e pezullimit apo reduktimit të punës.

“Autorizohen kryetarët e Gjykatës Supreme, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Komerciale dhe Gjykatës Themelore në Prishtinë që të vlerësojnë kushtet e punës (gjendjen me temperaturat e larta) në Pallatin e Drejtësisë dhe, varësisht nga vlerësimi, të vendosin për reduktimin e punës apo pezullimin deri në përmirësim të gjendjes”, thuhet në vendimin që “Betimi për Drejtësi” e ka siguruar.

Sipas KGjK-së, pas marrjes së informatave dhe vlerësimeve të bëra lidhur me temperaturat e larta të vazhdueshme në Pallatin e Drejtësisë, dhe me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së të punësuarve, është vendosur që kryetarët e gjykatave të lartpërmendura të ndërmarrin veprime konform këtij vendimi.

Ndryshe për temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë kishte raportuar edhe “Betimi për Drejtësi”ku temperatura në salla gjykimi dhe zyre kishin mbërritur deri në 31.5 gradë. /Telegrafi/