Please enter at least 3 characters.

Këshilltari Blerim Latifi mohon shkuarjen e Veselit në Hagë

2016/01/blerim-latifi-gold-ag-euml-sht-euml-analfabet-nuk-e-di-ccedil-ka-euml-sht-euml-feja_hd.jpg

Sot pasdite është raportuar se kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hagë, ku do të merret në pyetje si i dyshuar.

Ndonëse anëtarët e kabinetit nuk janë përgjigjur menjëherë kur gazetarët kanë kërkuar konfirmim, një orë më vonë ata e kanë demantuar këtë lajm.

Këshilltari i kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, përmes një shkrimi në Facebook ka demantuar lajmin.

"Udhëtimi i Kadri Veselit ne Hagë : Një rrenë speciale, për gjykatën speciale, për llogari të luftës speciale! MARRE", ka shkruar Latifi.

Lajmin për Veselin e ka hedhur poshtë edhe Blerand Stavilevci, i cili e ka quajtur lajm jo të saktë, të rremë./Telegrafi/