Please enter at least 3 characters.

Këshilla e tij duhet të dëgjohet: Zbulohet kush e bindi Rodrin të refuzojë Real Madridin dhe të pranojë ofertën e Barcelonës

Edhe pse ishte pothuajse dakord që Rodri të transferohej nga Manchester City te Real Madrid, në momentin e fundit Barcelona u përfshi në gjithçka dhe praktikisht ia rrëmbeu lojtarin më të mirë të Kupës së Botës rivalit të tyre më të madh.

Rodri dje i njoftoi drejtuesit e klubit katalunas se dëshiron të bëhet pjesë e ekipit të Hansi Flick, duke eliminuar kështu çdo mundësi që ai të kalojë te Real Madrid, shkruan gazeta Marca.

Flick kontaktoi personalisht Rodrin, ashtu si edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco, por mesfushori spanjoll nuk mori një vendim pasi foli me ta.

Sipas gazetarëve spanjollë, Flick, Laporta dhe Deco ia paraqitën planet e tyre Rodrit, por për vendimin përfundimtar, fituesi i Topit të Artë nga viti 2024 u konsultua me Pep Guardiolën.

Rodri luajti futbollin e tij më të mirë nën drejtimin e Guardiolës te City dhe në fund mori vendimin përfundimtar pas një bisede me të.


Guardiola, si një legjendë e Barcelonës, e këshilloi të shkonte në Kataluni dhe Rodri e dëgjoi, siç bëri shumë herë në karrierën e tij, dhe tani e vetmja gjë që mbetet është që klubet të bien dakord për kompensimin.

Supozohet se Barcelona do të paguajë rreth 60 milionë euro për Rodrin dhe se transferimi do të bëhet zyrtar javën e ardhshme. /Telegrafi/