Please enter at least 3 characters.

Kërcënon mjeken dhe i thyen telefonin, arrestohet 41-vjeçarja në Tiranë

2023/02/policia-tirane-1.jpg
4:"Edda

Një 41-vjeçare është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pasi ka kërcënuar një mjeke te Spitali Psikiatrik numër pesë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasja A.Ç, e cila pasi ka kërcënuar mjeken i ka thyer dhe telefonin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 po punojnë për kapjen e shtetases A. Ç., 41 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi te Spitali Psikiatrik Nr. 5, ka kanosur një mjeke dhe i ka thyer telefonin asaj”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/