Please enter at least 3 characters.

Kënga e Dhurata Dorës dhe Soolking - trendi numër një në Belgjikë dhe Algjeri

2019/04/dhur2-1-e1556298838451.jpg

Javën e kaluar, këngëtarja Dhurata Dora dhe rap-artisti Sooliking, publikuan bashkëpunimin "Zemër".

Kënga e punuar nga producenti Big Bang arriti menjëherë përmasat e hitit, duke u bërë e shumë pëlqyer për veshin e miliona fansave.

Në vetëm një javë pasi është lansuar, "Zemër" numëron mbi 27 milionë klikime vetëm në YouTube.

E kur jemi tek ky kanal, bashkëpunimi i Dhuratës me Soolking ditë më parë është renditur si kënga më në trend, në Gjermani.

Ndërsa së fundmi, e njëjta ka zënë vendin e parë në top trendet në YouTube, në shtetin belg dhe atë algjerian.

Duket se ky projekt i punuar nga RedBox ka fituar pëlqyeshmëri të madhe në shumë prej shteteve të Evropës, dhe duke qenë e gërshetuar në dy gjuhë ka ngacmuar audiencë kryesisht nga dy popuj të ndryshëm. /Telegrafi/