Kate Middleton thyen traditën mbretërore: Frizura e saj e re i befasoi të gjithë
Kate zgjodhi një topuz të sofistikuar për ceremoninë Armistice Day Service of Remembrance, vetëm disa ditë pasi valët e lëshuara të flokëve i dhanë fund një tradite të gjatë dhjetëvjeçare
Princesha e Uellsit theu një traditë mbi dhjetëvjeçare kur në ceremoninë e Remembrance Sunday u shfaq me flokë të lëshuar, të stiluar në valë të buta. Ishte një surprizë e rrallë për anëtarët e familjes mbretërore. Kate zakonisht ka mbajtur topuzet e punuara me kujdes, por këtë sezon u orientua drejt një varianti më të sofistikuar, të cilin e përputhi me rregullat mbretërore, pasi flokët ishin lehtësisht të fiksuar pranë tëmthit, me gjasë për të qëndruar në mënyrë perfekte nën mini-kapelën dekoruese.
Megjithatë, vetëm një ditë më pas, për Armistice Day Service of Remembrance, Middleton u kthye te një frizurë më tradicionale. E veshur me një fustan-pallto të zezë, të ngushtë në bel dhe me një kapelë me buzë të gjera, ajo fshehu një topuz të punuar me shumë finesë, të stiluar anash.
Flokët e saj ngjyrë gështenjë të artë ishin krehur mënjanë, pastaj të mbledhur në një topuz të butë dhe kompleks. Dy fijet më pranë fytyrës ishin përdredhur njëra rreth tjetrës dhe të fiksuara mbi vesh, ndërsa gjatësia ishte mbledhur në një nyje të dendur, të gërshetuar në formë spiraleje, të vendosur ngjitur pas veshit. Pamja u plotësua me kapelën e zezë me buzë të gjera, e pozicionuar në mënyrë perfekte mbi frizurë, dhe me një palë vathë me rubin dhe diamant.
Shfaqja e princeshës së Uellsit në këtë ngjarje u interpretua gjithashtu si një tjetër formë e “thyerjes” së traditës. Pjesëmarrja e saj në Armistice Day ka domethënie të veçantë, pasi deri më tani në këtë ceremoni kanë marrë pjesë vetëm anëtarët e familjes mbretërore me gjak të drejtpërdrejtë.
/Telegrafi/


