Please enter at least 3 characters.

Kate Hudson nuk do t'i ngarkoj fëmijët rreth orientimit seksual

2019/01/Kate-Hudson.jpg
219:"NEW YORK, NY - JANUARY 10: New WW ambassador Kate Hudson kicks off 2019 by talking wellness, family and finding balance on January 10, 2019 in New York City. (Photo by Ilya S. Savenok/Getty Images for Weight Watchers)
32:"Getty Images for Weight Watchers

Kate Hudson lindi një fëmijë të tretë, një vajzë, dy muaj më parë.

Aktorja hollivudiane pranoi se kurrë nuk do t'ia imponoj fëmijëve se si të ndihet sa i përket aspektit seksual, por që vetë do të përcaktojnë kur të rriten nëse do të jenë homoseksual, lesbike apo biseksual.

"Fakti që unë lindi një vajzë nuk e ndryshon qasjen time ndaj gjithë situatës, por dua ta rrit atë në mënyrë që të mos e ngarkoj veten me seksin. Unë ende nuk e di se si do të identifikohet", tha aktorja, duke shtuar se fëmija tani po vepron si vajzë.

Aktorja ka dy djem të mëdhenj dhe është rritur me vëllezërit e saj më të vjetër ndërsa beson se fëmijët nuk duhet të ngarkohen me dallimet gjinore.

"Gjithmonë u solla në një far mënyrë si një djalë. Vëllai im dëshironte të veshte rroba të femrave, kështu që ndryshuam rolet", tha Kate duke buzëqeshur.

Ajo më tutje shtoi se dy djemtë dhe vajza e sapolindur nuk duhet të mendojnë në të njëjtën mënyrë si nëna e tyre dhe se do të shijojnë jetën në mënyrën siç dëshirojnë vetë.

Ndryshe, Hudson ka dy vjet që është në një romancë me aktorin hollivudian, Danny Fujikawa. /Telegrafi/