Kashima e shokon Realin, japonezët në epërsi me një super gol të shënuar (Video)
18/12/2016
Real Madrid është shokuar në finalen e Kupës së Botës për klube.
Pasi krijuan epërsinë e hershme 1-0 falë golit nga Karim Benzema, tani madrilenët janë në disavantazh.
Ishte mesfushori Gaku Shibasaki që ka shënuar golin e epërsisë 2-1 për Kashiman.
Duhet theksuar se për Shibasakin ishte goli i dytë personal në këtë takim. /Telegrafi/


