Kapitenia e Penzës, Valbona Bytyqi më e votuara nga tifozët për stinorin vjeshtor
02/01/2022
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) për herë të parë ka vendosur që të shpall Lojtaren më të mirë nga tifozët për stinorin vjeshtor në Superligën e Femrave.
Lojtaret e nominuara ishin Sarah Mgbeike dhe Arbnore Përquku nga Prishtina, Valbona Bytyqi dhe Rael Whitsitt të Penzës dhe Irma Konjusha nga Bashkimi.
Basketbollistja më e votuar nga tifozët ishte kapitenia e Penzës, Valbona Bytyqi me 714 vota, duke u renditur në vendin e parë.
E dyta ishte Irma Konjusha e Bashkimit me 365 vota. Arbnore Përquku u radhit e treta me 102 vota, kurse pas saj ishte Rael Whitsitt me 95 dhe Sarah Mgbeike me 43.


