Kaos në plazhin amerikan, zihen dy burra - përleshen edhe qentë e tyre
Një ditë e qetë në plazhin e famshëm Mission Beach të San Diegos u shndërrua shpejt në kaos kur dy burra dhe qentë e tyre u përfshinë në një përleshje, duke i lënë kalimtarët të shokuar.
I gjithë sherri u regjistrua nga një përdorues i Instagramit; klipi shpejt fitoi vëmendje në rrjete sociale.
Sipas New York Post , sherri filloi pas një debati midis dy pronarëve të kafshëve shtëpiake.
Ajo që filloi si një shkëmbim i nxehtë fjalësh u përshkallëzua shpejt në dhunë fizike.
Ndërsa dy burrat shkëmbyen grushte dhe u përleshën, qentë e tyre, një Pit Bull dhe një Bari gjerman, u bënë agresivë dhe iu bashkuan sherrit, duke kafshuar dhe lehur egërsisht njëri-tjetrin.
"Një sherr i çmendur e filmova në kamera. Pse të zihesh kur moti është kaq i mirë?" shkruhej në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/


