Please enter at least 3 characters.

Kanosje me armë, arrestohet një person në Rahovec

Një person ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje të mëhershme, në tregun e gjelbër është kanosur me armë nga dy persona të tjerë (babë e bir), të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 17:00, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, janë arrestuar dy persona.

“Nga Policia është ndaluar dhe është arrestuar një i dyshuar e më pas është vetë dorëzuar edhe i dyshuari tjetër i cili ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka dorëzuar armën –revole e llojit ‘TT’, një karikator me 5 (pesë) fishekë kal.7.62mm, e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe është konfiskuar nga Policia. Gjithashtu në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë kal. 7.62 mm. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendimin e prokurorit, një i dyshuar pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/