Please enter at least 3 characters.

Kampionati Botëror po afrohet, Meksika pajis flotën e policisë me Tesla

Policia në shtetin meksikan të Jalisco do të marrë 678 automjete të reja patrullimi, duke përfshirë Cybertruck të Teslas.

Edhe pak më shumë se një vit ka mbetur deri në fillimin e Kampionatit Botëror, i cili do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë dhe autoritetet e shtetit meksikan të Jaliscos po përgatiten për këtë ngjarje të madhe futbolli.

Së fundmi ata shtuan Tesla Cybertrucks në flotën e tyre, të cilat do të patrullojnë vendet turistike të frekuentuara gjatë kampionatit, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Meksika nuk është e vetmja që ka futur Cybertruck në flotën e policisë.

Në fillim të këtij viti, autoritetet e Las Vegas njoftuan se do të merrnin dhjetë Cybertruck nga një donator anonim.

Disa prej tyre do të shërbejnë në ekipet SWAT, ndërsa të tjerat do të patrullojnë rrugët.

WC do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik në 16 qytete në SHBA, Meksikë dhe Kanada, ku do të marrin pjesë 48 ekipe kombëtare. /Telegrafi/