Please enter at least 3 characters.

Kaluan ilegalisht kufirin, arrestohen dy shtetas të Bangladeshit dhe dy të Nepalit në Merdar

2024/08/merdar-1-850x638-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të kalimit ilegal të kufirit.

Rasti ka ndodhur të enjten, në ora 10:20.

“Fsh. Merdar 08.05.2025 – 10:20. Janë arrestuar katër meshkuj, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit, pasi që kishin kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/