Please enter at least 3 characters.

Kallëzohet penalisht një plaçkitës në Shkup, sulmoi dy femra dhe ua mori qaforet

2017/11/vjedhje-e-rende_1495802256-8465675-1200x630.jpg

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup ka ngritur kallëzim penal ndaj personit A.J (37), nga Shkupi.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë në mënyrë të dhunshme, në periudhën mujore mars-maj, 2018.

Me këtë rast, A.J, në mënyrë të paligjshme ka përfituar 65 mijë denarë (mbi 1000 euro).

Vjedhjen e ka kryer në rrugë, duke u afruar pranë një gruaje, që më pastaj me dhunë t'ia merr një qafore. Të njëjtën vepër e ka kryer dy herë./Telegrafi/