Kallëzohet penalisht Elizabeta Kançeska-Milevska, ish-ministre e Kulturës
28/12/2017
Policia financiare ka kallëzuar penalisht ish-ministren e Kulturës Eilizabeta Kançeska-Mileva, zëvendësin e saj, Dragan Nedelkoviq dhe personin Gj.T, këshilltar shtetëror për çështje financiare, pra udhëheqës i sektorit të financave në Ministrinë e Kulturës.
Që të tre akuzohen në veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, respektivisht akuzohen për dëmtim të buxhetit të shtetit për mbi 2 milionë euro.
Më herët raportuam se Policia financiare ka kallëzuar penalisht edhe tre persona tjerë nga Agjencia e filmit./Telegrafi/


