Kallëzim penal ndaj një këshilltari në Dellçevë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare
MPB njofton se është paraqitur kallëzim penal ndaj një personit në Dellçevë, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "falsifikim i dokumentit".
"Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike - Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër E.T. për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale "keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar" dhe "falsifikim i dokumentit".
I denoncuari, në cilësinë e këshilltarit - përmbarues tatimor në komunën e Dellçevës, me datë 21.12.2021, në lidhje me një kërkesë të paraqitur nga një person nga një fshat i Dellçevës, nuk doli në vendngjarje që të vërtetojë gjendjen faktike në përputhje me ligjin, formoi komision joekzistues-të rremë dhe përpiloi procesverbal të rremë për dalje në vendngjarje, ndërsa me të vetmin qëllim që në mënyrë të kundërligjshme t'i mundësojë një personi tjetër nga Dellçeva të kryente tjetërsimin e tokës ndërtimore në pronësi shtetërore për formimin e një parcele ndërtimore të parashikuar me plan urbanistik ose dokumentacion urbanistik.
Procesverbalin e pavërtetë, E.T. e përdori në procedurën e mëtejshme në lidhje me kërkesën e paraqitur nga personi, i cili, në përputhje me vendimin e dhënë nga komuna e Dellçevës, ka paguar një shumë të përgjithshme prej 450.712 denarësh në Buxhetin e Komunës së Dellçevës. Në këtë mënyrë, i shkaktoi dëm material personit për lartësinë e shumës së paguar, si dhe shpenzime shtesë për zhvillimin e procedurës", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/


