Please enter at least 3 characters.

Kalimi i Vermaelen te United në dyshim pas lëndimit

2016/01/kalimi-i-vermaelen-te-united-n-euml-dyshim-pas-l-euml-ndimit_hd.jpg

Trajneri holandez, Louis van Gaal, është i interesuar ta transferojë kapitenin e Arsenalit në Old Trafford.

Ai është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për shërbimet e qendërmbrojtësit, mirëpo shkalla e lëndimit të tij do të jetë vendimtare në këtë transferim.

Nëse 28-vjeçari do të mungojë një periudhë të gjatë, atëherë Van Gaal mund të shikojë ndonjë opsion tjetër.

Vermaelen lëndoi gjurin në pjesën e parë ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Rusisë dhe u largua nga loja pas gjysmë ore. /Telegrafi/