Juventusi siguron shërbimet e talentit belg
18/07/2021
Juventusi ka siguruar talentin belg Joseph Nonge Boende nga Anderlecht.
Mesfushori u bë 16-vjeçar në maj, por bëri testet mjekësore në qendrën e Juventus Continassa më 14 korrik.
Ai ka një paraqitje për Belgjikën në nivelin U-15 dhe është një produkt i akademisë së të rinjve të Anderlecht.
Nonge Boende konfirmoi largimin e tij nga Anderlecht me një postim në Instagram, duke falënderuar të gjithë për ato që mësoi gjatë nëntë viteve në klub.
Është raportuar se ai ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Juventusin. /Telegrafi/


