Please enter at least 3 characters.

Juventusi pret oferta për Dybalan, alarmohen Liverpooli dhe Unitedi

2019/04/Dybala-Juve-1.jpg
220:"TURIN, ITALY - APRIL 06: Paulo Dybala of Juventus leaves the pitch after his substitution during the Serie A match between Juventus and AC Milan on April 06, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Klubet më të mëdha të Anglisë, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë në gatishmëri pasi Juventusi po përgatitet të vendosë për shitje Paulo Dybalan.

Gazeta italiane Tuttosport raporton se Juventusi është i gatshëm të fitojë para nga shitja e yllit të tyre, Dybala.

Kjo pasi drejtuesit e kampionit italian synojnë të mbledhin fonde për të nënshkruar këtë verë me Joao Felix, Mauro Icardi, Federico Chiesa apo Mohamed Salah.

Zonja e Vjetër po kërkon të rinovojë fazën e tyre sulmuese pas eliminimit të shokues nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve të martën.

Skuadra e Massimiliano Allegrit u mposht 2-1 në shtëpi nga Ajaxi në një ndeshje të jashtëzakonshme në Allianz Stadium.

Për të lehtësuar ndryshimet e tyre sulmuese, Tuttsport pohon se klubi është i gatshëm të lirojë yllin Dybala.

Manchester Unitedi, Manchester City dhe Liverpool janë gati të ndërhyjnë me oferta, ku transferimi i argjentinasit do t'ju kushtojë të paktën 80 milionë funte. /Telegrafi/