Juventus - Milan, derbi për Keitan: Por, lojtari i tërhequr nga Zonja e Vjetër
239:"FLORENCE, ROMA - MAY 13: Keita Balde Dioa of SS Lazio celebrates a openng goal during the Serie A match between ACF Fiorentina and SS Lazio at Stadio Artemio Franchi on May 13, 2017 in Florence, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images
23/05/2017
Kemi një tjetër derbi mes Juventusit dhe Milanit, por këtë herë jashtë fushës.
E gjitha kjo për yllin e Lazios, Keita Balde.
Sipas TuttoSport, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone nga Milani kanë raporte shumë të mira me agjentin e lojtarit dhe tashmë kanë kontaktuar me Claudio Lotito n.
Presidenti i klubit nga kryeqyteti italian tashmë ka kërkuar 30 milionë euro dhe në javët e ardhshme pritet të definohet çdo gjë.
Por, lojtari është i tërhequr për të kaluar te Juventusi pasi në Torino beson se mund të fitojë tituj.
Vlen të theksohet se kontrata e Keitas skadon në qershor të 2018. /Telegrafi/


