Please enter at least 3 characters.

Jepet repriza e shfaqjes "Revolta e Presjes" në Mitrovicë

2024/06/447689245_2110299356007778_253727324042388130_n.jpg

Gjatë ditës së djeshme është dhënë repriza e shfaqjes “Revolta e Presjes” në Muzeun e Mitrovicës.

Shfaqja iu dedikua fëmijëve, derisa u realizua nën regjinë e Fatmir Hysenit e ku autore ishte Dituri Neziraj.

Teatri i Mitrovicës "Muharrem Qena" ka njoftuar se aktorët që përformuan në këtë shfaqje ishin: Blerina Veseli, Qendresa Kajtazi, Mirsad Ferati, Arbesa Azemi, Agan Asllani dhe Artan Hetemi shkruan Telegrafi.

Vlen të theksohet se për të gjithë adhuruesit e vegjël të shfaqjeve, hyrja ishte e lirë.

Repriza e kësaj shfaqjeje është dhënë në dy termine, ndërsa premiera e saj ishte më 1 qershor.