Please enter at least 3 characters.

Jepen detajet e arratisjes së dy të miturve nga Burgu i Lipjanit

2018/11/lipjan.jpg

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se sot në ora 09.05 minuta nga Qendra Korrektuese në Lipjan janë arratisur dy të mitur, të cilët ishin në vuajtje të masës edukuese-korrektuese.

Ata janë arratisur gjatë kohës së shëtitjes dhe me këtë rast janë suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës si dhe ndaj dy të miturve është lëshuar letër – rreshtim, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /Telegrafi/