Please enter at least 3 characters.

Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin

Pas shkarkimit të kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, nga kryebashkiaku Erion Veliaj pak ditë më parë, një tjetër ndryshim është shënuar në strukturën drejtuese të bashkisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Eldi Hoxha, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Në vend të tij, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, raporton euronews.al.

Vendimi vjen pasi gjykata administrative ka vendosur rikthimin e Dokushit në detyrë.